Tensioni në veri, Rama: Serbët nuk po kërcënohen, janë peng i një dialogu që ka mbetur rrugëve

0
21

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet ditën e sotme në Kosovë, është duke mbajtur një takim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Kreu i qeverisë u pyet nga një prej studentëve se çfarë planifikon të bëjë qeveria shqiptare bashke me atë të Kosovës për çështjen e Luginës së Preshevës në terma afatgjatë dhe afatshkurtër.

Rama tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për një mbështetje të dyfishtë. Mbështetje nga jashtë nga qeveria shqiptare dhe ajo kosovare, por edhe mbështetje nga vetë qeveria serbe duke nënkuptuar krijimin e një raporti sa më të volitshëm me qeverinë e shtetit e shtetit ku jetojnë.

Zjarr Tv Ad