Dy të burgosur që mbaheshin brenda Burgut 313 kanë tentuar të arratisen nga institucioni.
Burime për Faxnews bëjnë me dije se ata ishin në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar të arratisen me çarçaf. Nuk dihet ende identiteti i tyre apo veprat penale që kanë kryer.
Mirëpo aventura e tyre nuk shkoi siç duhet pasi janë pikasur dhe janë ndaluar nga policia e burgut.
Nga burime jozyrtare bëhet me dije se ka pasur dhe një përplasje fizike mes dy të burgosurve dhe gardianëve, por janë neutralizuar dhe janë dërguar sërish në qeli.
Autoritetet e burgut janë kontaktuar nga media, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për rastin në fjalë.




