Tërhiqet Braçe nga akuzat për Ballën: Unë nuk jam kundër Taulanti por unë…..

0
429

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka sqaruar të gjithë deklaratën e tij që bëri bujë pak ditë më parë ku u mendua se do të largohej nga politika dhe do të dorëzonte mandatin e Partisë Socialiste. Në postimin e tij të gjatë, Braçe tha se nuk kishte asnjë përballje me askënd as në Lushnje dhe as në PS, duke hedhur poshtë aludimet se kishte një përplasje me Taulant Ballën, i cili është drejtuesi politik i qarkut të Fierit. Në fund sqaron se nuk ka pasur për qëllim që të linte mandatin por të mbronte fermerët.

“Nuk do harxhoj qofte edhe nje minute te vetme te atij mandati-sa te jem, per te qene kunder kujt. Po, kur te shihni qe do luftoj, propozoj, kerkoj, marr gje per vete, familjen time, cilindo biznes-vecanerisht te madh, atehere do jem kunder kujt-kunder njerezve qe me kane besuar e votuar; kjo do te thote te jesh kunder kujt! Nderkohe, dua tu lutem te kuptoni qe ne dy javet e fundit, thelbi nuk jam une; thelbi jane bujqit e blegtoret, puna e tyre, lehtesimi dhe mbeshtetja e saj, ekonomia familjare, tregu, rregulli ne te, ekonomia kombetare; me akte konkrete!,”-shkruan në postimin e tij të gjatë socialisti.

Reagon Erion Braçe:

UNE NUK JAM KUNDER KUJT!
THJESHT JAM PRO ATYRE QE ME KANE BESUAR, SHERBEJ PER TA!

Une e njoh median, jam nje prej punetoreve te saj;
Por do kursehem gjithnje te jap mend, keshilla apo me keq, te them se si duhet te beni lajme per mua;
Thjesht do them cfare mendoj sa here do permendet emri im;

Ky ne foto jam une, ne nje dite si e djeshmja-tre vite me pare, ne Thumane, duke u pergjigjur per nje djale shembullor e profesionist po aq, MED VELIUN, por edhe per TOP CHANNEL;
Ne foton e dyte, eshte notifikimi per nje kronike ku permendem une, e TOP CHANNEL perseri;

ME NDJENI POR NUK ESHTE LAJM,
ESHTE OPINION;
Opinionin nga PROPAGANDA e ndan nje fije e holle, shume e holle; propaganda nuk i vlen kujt, propaganda nuk eshte interes publik, informimi po, eshte i tille.

Troc;
UNE NUK JAM KUNDER KUJT, AS NE PS, AS NE LUSHNJE, KUDO; vecanerisht kur permenden njerez pa lidhje me punen time, ate qe une them, qendrimet e mia.

Do i lutesha gjithkujt qe ka arkive edhe per mua dhe e perdor shpesh-duke nisur nga TOP CHANNEL, media me e madhe ne vend, te kuptoje e besoje:
UNE JAM PRO ATYRE QE ME KANE BESUAR, VOTUAR, SHERBEJ PER TA!

Patjeter, edhe me gabime apo te meta te miat ne kete pune; por kaq, SHERBIMI PER TA ESHTE INTERESI IM!

Zjarr Tv Ad