Tërhiqet nga gara për PD? Berisha: Mos dëgjoni dyshen Baton Stanishiqi-Preç Zogaj

0
118

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar sërish tërheqjen e tij nga gara për kryetar të Partisë Demokratike, duke kërkuar që “të mos luhet me bllofin”.

“Unë mund të them që me blofin nuk mund të luhet dhe me blofin luan sot një dyshe që kalon nga një studio në studion tjetër, dyshja Baton Stanishiq – Preç Zogaj. Mos dëgjoni fjalët e tij marrin para nga zyrat e Fugës”, tha ai.

Në një deklaratë për mediat në oborrin e Parlamentit, Berisha tha se grupi parlamentar është institucion i plotë operativ në PD ku mund të zhvillohet debati për bashkimin.

Sipas ish-kryeministrit Bashizmi ishte dhunim i statutit dhe iku bashkë me Lulzim Bashën.

Zjarr Tv Ad