Thaçi në burgun e Hagës me luftëtarët e UÇK, i biri i shkruan mesazh: Faleminderit babë, na solle lirinë bashkë me shokët

0
26

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe disa luftëtarë të rëndësishëm të UÇK-së ndodhen në prej muajsh në paraburgimin e Hagës, ku akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata sot mungojnë në Kosovë për 14 vjetorin e Pavarësisë.

Djali i Thaçit, Endriti kujton përmes një videoje 17 shkurtin e vitit 2008 kur babai i tij si kryeministër i vendit lexoi në Kuvend Deklaratën e Pavarësisë. Për këtë, Endriti i shkruan një mesazh të ndjerë të atit që “bashkë me shokët” nuk mund ta shijojnë dot në liri këtë ditë.

“Babë, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shohë duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndalë më 17 shkurt 2008, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, deri sa jashtë e bëre një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët”, shkruan Endrit Thaçit.

Zjarr Tv Ad