Thaçi: Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht

0
23
Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool

Ish-presidenti Hashim Thaçi gjatë një interviste në Rubikon në Klan Kosova ka folur për peridhën sa po qëndron në Hagë.

Thaçi duke treguar për përditshmërinë atje tha se “ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiraninë”

“Ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiranine. Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht. E sotmja dhe e nesermja assesi nuk do t’i i kundervihen te djeshmes sime”, tha Thaçi.

Thaçi e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin e serbëve nëpër institucione.

Sipas tij, vetëm integrimi i serbëve nënkupton sukses për vendin dhe sipas tij, gjithçka tjetër do të ishte dështim i brendshëm dhe me pasoja.

“Është jetik për shtetin e Kosovës rikthimi i serbëve në institucionet lokale, qeveri, parlament, polici, sistemin e drejtësisë, shëndetësi, arsim etj. Vetëm integrimi i tyre nënkupton sukses për Kosovën, gjithçka tjetër do të ishte dështim i brendshëm me pasoja për integrimet euroatlantike”, tha Thaçi në Rubikon.

Zjarr Tv Ad