Ti inxhinier, ti jurist/ Artan Lame njofton hapjen e vakancave në nivele drejtuese në Kadastër: Mos u merrni me broçkullat e facebookut, por hajde aplikoni…

0
194

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame, përmes një konference të dhënë në media, ka shpallur vendet vakante në nivele drejtuese në institucionin që ai drejton. Lame u bëri thirrje të gjithë inxhinierëve, juristëve dhe ekonomistëve, që të mos tuten dhe të aplikojnë për të siguruar vendin e punës.

“Mos u merrni me broçkullat e facebookut, po hajde aplikoni”, theksoi Lame gjatë fjalës së tij.

Ka specialistë që nuk duan ta kuptojnë se shmangia e qytetarit nuk është zgjidhje. Nuk duan ta kuptojnë se vendosja e tyre në ato poste nuk është bërë se kanë çliruar Shqipërinë por të bëjnë punën. Hapim thirrjen për aplikime. Si shërbëtori vjetër i shtetit u them se nuk bëhen legalizimet me ushtar partie. Sa u përket aplikuesje ju bëj thirrje të gjithëve ja sheshi ja mejdani. Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të republikës që kanë ose drejtues të komanduar ose drejtues që nuk e bëjnë detyrën. Zyrat shumë herë nuk janë në lartësinë e duhur, ka mungesë vullneti për zgjidhur çështje të rëndësishme.

Ti inxhinier, ti jurist, ti ekonomist, mos u tut por eja dhe apliko.

Lista e plotë do e shikoni të hënë tjetër ku do jetë dhe shpallja zyrtare në site. Sa i përket specialistëve thamë që do bëjmë një thirrje të dytë pas kësaj.

Sfidë me këdo, le të vijë njëri këtu nesër dhe pasnesër fillon, punë çdo inxhinier, fillimisht me kontratë. Mos u merrni me broçkullat e facebookut“, tha Lame.

Zjarr Tv Ad