Gjendet i pajetë drejtuesi i një kamioni në kryeqytet.
Trupi i tij u zbulua brenda mjetit të tij në parkimin e një biznesi pranë kthesës së Kamzës.
Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Informacion paraprak i policisë
Tek mbikalimi pas “Casa Italia” në mjetin e parkuar tip “kamion” është gjetur pa shenja jete shtetasi V. L., rreth 50 vjeç.
Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.




