Ditën e sotme, Gjykata e Apelit, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për sanitaren Tire Alldërvishi, që u hoq si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi”, duke marrë 8 milionë lekë, nga familjarët e të infektuarës.
Kujtomë që; pak ditë më pare, ajo kishte apeluar vendimin, por gjykata vendosi që të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm. Gjatë seancës së sotme, avokatët kanë theksuar se; 58-vjeçarja, mund të jetë rrezik për të burgosurat e tjera. Tire Alldërvishi, akuzohet për mashtrim të pacientëve më shumë se një herë.
Pas bërjes publik të rastit të rëndë, reagoi edhe Ministrja e Shëndetësisë. Nëpërmjet një njoftimi, Ministrja dënoi veprimin e rëndë të sanitares, duke urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të saj, ndërsa ka kërkuar edhe hetimin e plotë për rastin.




