Ministrja socialiste Elisa Spiropali ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.
Spiropali u shpreh se do ketë negociata për të zgjedhur presidenti e ri, teksa përjashtoi se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha mund të bëhet Presidenti i Shqipërisë.
“Na duhet president i hapur dhe jo i blinduar. Keqardhje për këtë opozitë edhe për faktin që këta të dy janë ana e një medalje” tha Spiropali.
Ndërsa nuk la pa përmendur as ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se ai është i shpallur “non grata” sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit.
“Berisha është non grata në procesin e e negociatave sepse…më thoni ju mua se ku figuron Berisha këtu. Zoti këtu (i referohet Berishës) dhe zoti Basha për tja lënë surprizave brenda opozitës sepse ende nuk jemi të qartë se me cilën copë duhet të negociojmë. As gurin as arrën nuk e ka PS, ka votat dhe legjitimitetin për ta çliruar rolin e Presidentit të Republikës, një njeri që e kanë mbyllur në kafaz dhe mezi pret të dalë në arenën e politikës” tha Spiropali.




