Tkurrja e Madhe/ Belind Këlliçi: Në krye qëndron kryedëbuesi i të rinjve…

0
49

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka ngritur alarmin pas publikimit të raportit të EUROSTAT se 78% e kërkesave për azil në BE vijnë nga të rinjtë shqiptarë nën 34 vjeç.

‘Në krye të këtij sistemi, qëndron kryedëbuesi i të rinjve, kryeministri ynë Edi Rama. I vetmi që sheh arritje në dritëshkurtësinë e të parit përtej hundës së tij. Duhet një bashkim i madh shoqëror për të mbështetur të gjithë zërat kundër tij. Largimi i tij do të jetë garanci për parandalimin e largimit tuaj’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Tkurrja e Madhe!

Shqipëria po përjeton një valë të zgjatur emigracioni, me shumë pasoja në ekonomi, pasi po largohet forca e re e punës. Njësitë e shërbimeve, sidomos në zonat turistike; sektori fason dhe ai call center po ndjejnë mangësi. Të dhënat e Eurostat tregojnë se 78% e kërkesave për azil në BE vijnë nga të rinjtë shqiptarë nën 34 vjeç.

Në vitin 2020 kishte rreth 7 mijë aplikime për azil, nga të cilët:

– 30% ishin nën moshën 18 vjeç,

– 77% nën 34 vjeç

– 1% mbi 65 vjeç.

– Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje me rreth 18 mijë persona në 2020-n.

– Pakësimi më i madh ishte për grupmoshën 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.

– Rekordi i aplikimeve u arrit në vitin 2015, me 66 mijë persona.

– Edhe pas pandemisë, kërkesat për azil nga Shqipëria mbetën sërish më të lartat në rajon dhe ndër më të lartat në botë në raport me popullsinë.

Po çfarë i detyron të rinjtë shqiptarë të kërkojnë azil në BE? Përgjigjen e kësaj pyetje e di çdo i ri që jeton në Shqipëri. E dinë prindërit, mësuesit, qeveria, mediat dhe opozita. E dimë të gjithë. Pamundësia për të konkurruar ndershmërisht, pamundësia për të fituar mbi padrejtësitë, përballja e  përditshme me skamjen, mungesa e optimizmit për të ardhmen, pasiguria që të shoqëron në çdo rrugë, spital e zyrë shteti. Në krye të këtij sistemi, qëndron kryedëbuesi i të rinjve, kryeministri ynë Edi Rama. I vetmi që sheh arritje në dritëshkurtësinë e të parit përtej hundës së tij. Duhet një bashkim i madh shoqëror për të mbështetur të gjithë zërat kundër tij. Largimi i tij do të jetë garanci për parandalimin e largimit tuaj.

Zjarr Tv Ad