Trasparencë deri në fund për afganët, po sakrifikojnë shqiptarët e jo Rama!

0
61

Nga Petrit Vasili.

Askush sot nuk ka dilema lidhur me keqardhjen për atë që po ndodh në Afganistan. Në Afganistan e keqja talibane precipitoi rrufeshëm dhe gjithçka peshon në kurriz të mbi 33 milionë afganëve të mbërthyer nën një regjim obskurantist dhe tepër të egër.

Tashmë preokupimi ndërkombëtar për çfarë ndodhi është i dukshëm e bashkë me të edhe qëndrimi i çdo shteti lidhur me problemet humanitare që kanë të bëjnë me evakuimin e disa mijëra afganëve.

Çdo shtet europian ka adaptuar qendrimet e tij dhe secili shtet ka bërë të qartë hapur dhe publikisht se çfarë do të bëjë, sa afganë do të marrë, si mbulohen shpenzimet për ta, ku do te vendosen si dhe të ardhmen e tyre në secilin vend.

Edi Rama është i vetmi kryeministër që deri më tani bën vetëm monologje të lobuara propagandistike me zero trasparencë për problemet me afganët.

Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pronë e Edi Ramës dhe nuk mund të jetë pre e abuzimit të tij politik për hallet e tij politike të ditës.

Sot numri i afganëve që do të vijnë në Shqipëri, gjithmonë sipas mediave, sepse trasparenca qeveritare është zero, lëviz nga disa qindra, në mijëra e deri në dhjetëra mijëra.

Trasparenca ndaj shqiptarëve është detyrim absolut dhe i pakapërcyeshëm për Ramën, sepse përgjegjësitë për mbajtjen e tyre janë në kurriz të tyre nga çdo pikëpamje qoftë sa i takon sigurisë, ashtu edhe implikimeve sociale dhe ekonomike.

Shqiptarët vet përballen me mungesa tragjike, që i bëjnë të largohen me mijëra nga Shqipëria sepse qeverisja nuk ofron asgjë për ta dhe familjet e tyre, mendo më tej për afganët…!

Edi Rama duket qartë që ka frike nga trasparenca ndaj krijon zhurma propagandistike me monologje mediatike dhe deklarata të amplifikuara mediatikisht.

Mungesa e trasparencës fsheh vetëm qëllime të errta të interesit personal politik te Rames dhe nuk ka aspak te beje as me besen dhe as me solidaritetin e shqiptareve.

Nuk kane pritur shqiptaret Ramen per te treguar veten. Mjafton ajo qe shqiptaret bene per vellezerit nga Kosova dhe qe mbetet nje shembull boteror sakrifice dhe humanizmi te pashoq.

Për kërkimin e kësaj trasparence nuk do të ketë asnjë lëshim sot e në vazhdim. Edi Rama ka të drejtë të mos bëjë trasparencë për punët e shtëpisë dhe të familjes së tij, por jo të Shqipërisë dhe shqiptareve, qe nuk kane qene dhe s’do jene kurre prona e tij.

Trasparence deri ne fund dhe pa asnje leshim lidhur me ardhjen e afganeve ne Shqiperi.

Solidaritet me afganet po, manipulime per qellime pushteti te Edi Rames jo. Sakrificen e shqiptareve nuk mund ta pervetesoje dhe manipuloje dot kurre Edi Rama. Po sakrifikojne shqiptaret dhe jo Edi Rama!

Zjarr Tv Ad