Turma dhe britma, talebanët mirëpresin kthimin e udhëheqësit Mullah Abdul Ghani Baradar…

0
139

Turma të mëdha talebanësh, janë mbledhur në Kandahar mbrëmjen e djeshme, ku shihen duke brohoritur,  kanë mirëpritur kthimin e Mullah Abdul Ghani Baradar, bashkëthemeluesit të talebanëve.

Baradar ka qenë në Katar gjatë muajve të fundit, por është kthyer pasi grupi islamik i talebanëve rimori kontrollin mbi Afganistanin.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë turma të gëzuara që takojnë Baradarin teksa po ecte me makinë nga aeroporti i Kandahar.

Mulla Abdul Ghani Baradar Akhund, është një militant afgan që ishte bashkëthemelues i talebanëve në Afganistan . Ai ishte zëvendës i Mullah Mohammed Omar , i cili e kishte nofkën “Baradar”, që do të thotë “vëlla”, ose Mullah Brother .

Baradar u kap në Pakistan nga një ekip oficerësh të Inteligjencës Ndër-Shërbimore (ISI) dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në shkurt 2010 dhe u lirua më 24 tetor 2018 me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.  Që nga lirimi i tij ai luajti një rol gjithnjë e më me ndikim brenda lëvizjes talebane afgane .

Zjarr Tv Ad