U bë nënë për herë të parë, Eni Vasili publikon foton e ëmbël me vajzat binjake: Takimi i parë ishte një magji, më risollën në jetë…

0
298

Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Eni Vasili, është bërë nënë për herë të parë, ku në spitalin “Hygeia”, ka sjellë në jetë dy vajzat e saj binjake.

Vetëm pak minuta më pare, Eni ka ndarë një foto të ëmbël në rrjetet sociale, ku shihet dora e saj, e teksa dy të voglat e kanë kapur tek gishtat.

Takimin e parë me vajzat moderatorja e ka quajtur “magji”.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol më risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin” shkruan Eni në postimin e saj, duke zbuluar se vajzat e saj do të quhen Sofi dhe Nikol.

Zjarr Tv Ad