U dërgua jashtë shtetit për t’u kuruar, Evi Kokalari tregon çfarë ka ndodhur me Bujar Nishanin dhe ka një mesazh për të

0
624

Një ditë pas Kuvendit të Partisë Demokratike, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, thotë se ish-presidenti Bujar Nishani ndodhet ende në spital duke luftuar me “virusin kinez”.

Ajo i lutet Zotit për shërimin e shpejtë të Nishanit, për të cilin thotë se nuk e braktisi kurrë PD-në, por luftoi ashpër kundër Lulzim Bashës.

Ish-presidenti Bujar Nishani u dërgua për kurim në Gjermani, kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pasi u prek nga pneumonia bilaterale post-covid.

Shkrimi i Kokalarit:

Sot, një ditë mbas Kuvendit të PD-së dhe krijimit të Këshillit të ri, të mos harrojmë që President Bujar Nishani është akoma në spital duke luftuar me virusin Kinez.

Lutje Zotit për shërim të shpejtë për këtë politikan që ka qënë në krahë të z. Berisha që ditën e parë, dhe që s’iu largua kurrë PD-së, dhe kur PD-ja ju largua atij, por bëri luftë të ashpër kundër Lul Bashës pa ndërprerje.

Shërim të shpejtë z. Nishani.

Zjarr Tv Ad