U hoq si police dhe zhvati dyqane e biznese/ Lihet në burg Elvira Lani/ Ja çfarë deklaroi në gjykatë 42-vjeçarja

0
128

Gjykata Tiranës ka lënë në burg Elvira Lanin, ku akuzuar për mashtrim. 42-vjeçarja ka mashtruar persona të ndryshëm, duke përvetësuar sende me vlerë dhe bizhuteri, që kapin vlera të konsiderueshme monetare.

Elvira Lani ka mohuar akuzat përballë togave të zeza, duke u shprehur se personave që u ka marrë sendet me vlerë, ka pasur njohje me to.

42-vjeçarja është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në vitin 2017-të, ajo është arrestuar po për mashtrim. Mësohet se Lani, është liruar disa kohë më parë me kusht.

Zjarr Tv Ad