U nda nga jeta pak ditë më parë, reagon partneri i Hueydës: Dhimbja është e pamatshme, ajo iku me kokën lartë pas një beteje…

0
73

Pak ditë ndarjes nga jeta të artistes Hueyda El Saied, ka reaguar edhe partneri i saj, Thierry.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram të Hueydas së ndjerë shkruan se dhemibja është ende e pamatshme.

Ai ka falenderuar të gjithë ata persona që i kanë shprehur atij dhe djalit të artistes ngushëllime bë këto ditë të vështira.

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por Gabrieli dhe unë duam t’ju falënderoj për të gjitha shprehjet tuaja të simpatisë dhe gjithë këtë valë dashurie për Hueydën që po përhapet nga qyteti i saj në Tiranë, por edhe nga e gjithë bota. Faleminderit !!

Hueyda u largua si një yll me kokën lart pas një beteje të ashpër por të pabarabartë. Ajo tregoi guxim absolut dhe forcë shembullore pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë. Hueyda ngjallte admirimin e të gjithëve, por veçanërisht i 2 fansave të saj më të mëdhenj në këtë luftë: Gabriel dhe unë, 2 Dashuritë e saj” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad