Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Pescara, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
I riu shqiptar është ndaluar nga patrullat e zonës për kontroll rutinë. Nga verifikimet, rezultonte se ndaj tij ishte në fuqi një dënim për trafik droge.
Shqiptari duhej të shlyente 1 vit dhe 6 muaj nga dënimi i mbetur.
Pas procedurave, shqiptari pritet të kthehet në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.




