U shpall “non-grata” prej SHBA-së, Sali Berisha thërret konferencën urgjente

0
90

Ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në një deklaratë për mediat, pas vendimit të DASH për shpalljen e tij të padëshirueshëm nga SHBA-të.

“Sot ne oren 18:00, Sali Berisha konference per shtyp ne Rogner (salla Antigonea)!”, njoftohen mediat.

Në një reagim të bërë dje në rrjetet sociale, fill pas lajmit të DASH, Berisha kërkoi prova që e implikonin atë në korrupsion, siç pretendohej në deklaratë.

Berisha e lidhi indirekt këtë vendim të DASH me qëndrimet e tij tashmë të ditur kundër multimiliarderit George Soros, dhe projektit për ndryshimin e kufijve në Kosovë.

Nuk dihet nëse Berisha do të heqë dorë nga mandati i deputetit, dhe do të vijojë përballjen e tij personale për të pastruar emrin e tij, apo do të vazhdojë të jetë në katër vitet e ardhshme në Kuvend, duke pranuar në një farë forme se asnjë akuzë nuk qëndron.

 

Zjarr Tv Ad