Kryetari i Komanduat i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur në një deklaratë për media në lidhje me takimin që zhvilloi sot me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Alibeaj tha se po ja ka dhënë dorën Berishës, por në shenjë fisnikërie për ata që shkojnë në selinë e PD.
Ndër të tjera ai tha se interesat e demokratëve nuk mund të mbrohen nga një person non grata.
“Kam autorizuar që të reagoj PD ndaj këtij vendimi së pari duke paraqitur një kallzim penal dhe së dyti ankim ndaj këtij vendimi të paligjshëm në kufijtë e skandalit. Kupton një gjë ai vendim me të gjitha shkeljet nuk është një vendin i fomrës së prerë dhe në fund do të jetë gjykata ajo që do të vendosë në askeptin juridik. Do presim deri sa gjykata të flasë.
Lidhur me atë që u komunikua nga pesoni që ishte ulur këtu së bashku me kolegët dhash dorën njerëzve të cilën erdhën në selinë e PD si një shenjë e fesnikërisë ndaj kujdo që vjen në këtë parti. Po ju them në mënyrë të sinqertë atë që diskutuam. Berisha pretendonte se vendimi ishte finali dhe sipas tij tashmë ka një Komision Rithemelimi. Pretendimi i tij ishte bashkimin i demokratëve nëpërmjet votës. Qëndrimi im ishte i tillë. PD ka lindur si parti pro-perëndimore që ka përfaqësuar vlerat dhe standartet dhe orjentimin amerikan interesat e demokratëve nuk mund të mbrohen nga një non grata”. Ajo që i thash Berishës ishte kjo PD pas 30 viteve nuk mund të synojë të ardhmen kundër SHBA dhe vlerave të demokracisë” tha ai ndër të tjera.




