Të paktën 22,000 njerëz që jetojnë në 14 vendbanime në rajonin Kherson të kontrolluar nga Rusia janë në rrezik të përmbytjeve për shkak të sulmit në digë këtë mëngjes, tha kreu i rajonit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se deri në 80 vendbanime janë në rrezik.
Evakuimet e zonave rreth digës Kakhovka në lumin Dnipro kanë filluar tashmë, ndërkohë që një zyrtar ukrainas paralajmëroi kishte mbetur vetëm pesë orë derisa uji të arrijë një “nivel kritik”.
Niveli i ujit rreth digës ishte rritur me pesë metra.




