Vasili: Rai 2 tregon dëshmi të reja për blerjen e votave nga krimi i organizuar

0
28

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar një kronikë të medias italiane Rai 2 që sipas tij tregon dëshmi të reja për blerjen e votave në vitin 2017 nga krimi i organizuar. Vasili u shpreh se Edi Ramën e mban në pushtet krimi që sërish kërkon të blejë zgjedhjet e ardhshme.

Rai2 ka transmetuar një kronikë nga Shijaku. Spikerja e televizionit italian thotë se gazetari Leonardo Zelino ka takuar një trafikant droge dhe armësh.

Rai 2 hedh dritë dhe jep dëshmi të reja për blerjen e votës në vitin 2017 nga krimi i organizuar që mbështetet nga qeveria. Narkoshteti bleu zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të blejë sërish zgjedhjet e ardhshme. Këtë konfirmon krimi i organizuar. Edi Ramën e mban çdo sekondë në pushtet krimi i organizuar të cilët e kanë vënë atje që të mbulojë aferat e tyre dhe të grabisë shqiptarët. Ka një pyetje që e ngre dhe RAI për dosjen 339.

Pse kanë frikë të ecin përpara me këtë dosje? Çfarë shantazhesh personazhet e dosjes i bëjnë njëri tjetrit? Çfarë të vërtetash tronditse kanë për njëri tjetrin. RAI2 konfirmon që dosja mbahet e bllokuar. Sot i tërë populli shqiptarë së bashku me opozitën janë vendosur në një krah dhe në krahun tjetër ndodhet një Kryeministër mbështetur nga kriminelët. Sfidën e ka fituar dhe e fiton populli. Çdo sekond i kaluar do jetë shkatërrimtar për Ramë. Shqipëria është e jona dhe nuk e vjedh dot Rama me dosjen 339”- tha Petrit Vasili.

Zjarr Tv Ad