Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, thotë se Edi Rama la Shqipërinë pa negociata dhe Kosovën pa viza dhe “këtë s’e luan topi”.
Ai akuzon se Edi Rama në Berlin i vuri vulën paaftësisë dhe mediokritetit të tij.
“Shkurt, u soll si shkollëpak, pa klas, me një provincializëm lipizhari dhe lypës për cepa buzëqeshjeje apo tokje të rastësishme krahësh”, shkruan Vasili.
Ai rendit me katër pika se çfarë i ndodhi Edi Ramës në Berlin:
-Ja mbyllën gojën për projektin e poshtër të shitjes së territorit të Kosovës.
-Shqipërinë e la pa hapjen e negociatave për të cilat gënjeu një vit rresht shqiptarët.
-La Kosovën pa viza për shkak të shtetit të tij të kriminalizuar.
-E përfaqësoi Shqipërinë për faqe të zezë me ata “derdimenë”, që kishte marrë me vete dhe me të cilët gajaset Shqipëria.




