Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.
Teksa ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me bashkëshorten e tij Ajola dhe djalin e tyre të vogël Kajan, Veliaj shkruan: “Gëzuar e bekime nga familja jonë e vogël për familjen e madhe të Tiranës sonë!
Në një muaj janë bashkuar gjithë festat e besimeve tona, thuajse si një mesazh që të bashkuar jemi më të mirë e më të fortë! Bashke ❤️ TiranaEYC2022 🇦🇱”.





