Vendimi/ 45 ditë burg për infermieret dhe sanitaren…

0
359

Gjykata Penale e Tiranës, ka vlerësuar si të detyrueshëm dhe të ligjshëm, masën e sigurisë arrest me burg, infermiere e sanitare, tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Për secilën prej tyre, është vendosur masa e sigurisë 45 ditë arrest me burg, teksa është komunikuar kjo infermieria Mira Bushi ka shpërthyer në lot.

Mira Bushi- Arrest me burg, 45 ditë

Sheqerije Koçi- Arrest me burg, 45 ditë

Sidorela Çela- Arrest me burg, 45 ditë

Rukije Hoxhaj- Arrest me burg, 45 ditë.

Ndërkaq, Gjykata çmon se kjo masë sigurie është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera, përsa i përket zbardhjes se komunikimeve që kanë patur 3 infermieret dhe sanitarja me Tire Alldervishi. Gjykata i kërkon prokurorit që t’i vendosë në dispozicion prova të tjera, sa i përket veprave që ato akuzohen

Zjarr Tv Ad