Analisti Baton Haxhiu i quan djallëzorë shtatë gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese që vendosën të mos shkarkojnë presidentin Ilir Meta.
Haxhiu tha se vendimi i gjykatësve është nxitur nga kalkulime personale, mungesa e guximit, padija apo edhe koncepte feudale.
“Janë djallëzorë, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se çfarë i kanë bërë Shqipërisë me këtë vendim”, u shpreh Haxhiu në emisionin “Opinion”.
“Këtë vendim nuk e kam parë, por dy vendime të mëparshme janë për të ardhur keq. Ka shumë vendime politike. Institucionet nuk duhet ta komentojnë, por ne kemi të drejtë ta komentojmë këtë vendim. është korrupsion profesional, lidhet me padijen, mungesën e guximit dhe nga koncepte feudale nga të cilat jemi të rrethuar.
Në rastin Meta kemi pasur një palë politike që si president ka kontestuar emërimin e ministrave, ka deaktivizuar zgjedhjet…Po flasim për një kod moral, po flasim për një që ka bërë demostratë publike, ka mbajtur qëndrim dhe është bërë palë politike. Zotit Kalo i kalon mandati për dy muaj, këto janë kalkulime personale. Janë djallëzorë, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se çfarë i kanë bërë Shqipërisë me këtë vendim”, tha Haxhiu.




