“Vetëm një njeri mund ta ndalë Putinin”, ish-shefi i i Shërbimit Sekret britanik tregon se kush e bind presidentin të ndalë luftën në Ukrainë

0
42

Vetëm presidenti i Kinës Xi Jinping mund të ndikojë te presidenti Vladimir Putin për të ndalur luftën në Ukrainë. Kështu ka deklaruar ish-kreu i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete britanike, Alex Younger.

“Nga të gjithë njerëzit në botë që mund të ushtrojnë ndikim mbi Vladimir Putin dhe mund të flas me të është Xi Jinping”, tha Younger, shkruan Daily Mail.

“Vladimir Putin ka nevojë për presidentin Xi dhe ky i fundit mendon se duhet të përafrohet në nivelin e lartë me atë që Rusia po bën për shkak të aleancës së tyre të re, duhet të shqetësohet thellësisht nga ajo që po ndodh”, shtoi ish-kreu i Sigurimit.

Ai u shpreh se lufta në Ukrainë po ndërlikon seriozisht problemet ekonomike, me të cilat përballet Kina dhe mbart një “rrezik të madh reputacioni” për vendin e tij, nëse lufta nuk ndalet.  “Putini nuk ka marshin mbrapa. Ai luajti kumar”, shtoi Alex.

Zjarr Tv Ad