VIDEO/ “Po më ndodh për herë të parë në jetë”/ Këlliçi habit LIVE në emision dhe lë pa fjalë Erla Mhillin: Po më përgjojnë. Dikush që kam në tavolinë…

0
106

Belind Këlliçin, kandidatin e Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, i cili nga dje nuk është më as pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duket se po e zënë paranojat. Në një lidhje skype për Euroneës, Këlliçi ka thënë dje i shqetësuar se i nxehet celulari dhe kjo i ka ndodhur për herë të parë në jetë. Shqetësimin ai e ka ndarë me drejtuesen e emisionit, Erla Mhillin, të cilës i tha se e përgjojnë.

“Po më ndodh për herë të parë në jetë. Më nxehet telefoni, nuk e marr vesh se çfarë më ndodh me telefonin. Dikush që kam në tavolinë, më thotë se mund të jetë vënë edhe në përgjim, qenkan metodat e reja…”, tha ai.

Por, drejtuesja e emisionit Erla Mëhilli duket se nuk e ka besuar Këlliçin kur i tha: “Po jo tani, jo deri këtu…”

Më poshtë video e Belind Këlliçit:

https://www.instagram.com/p/CnQHMwtqJ7J/

Zjarr Tv Ad