Vijojnë përplasjet për çadrat/ Pas Velipojës edhe në Ksamil debate të forta për shfrytëzimin e hapësirës…

0
131

Pas Velipojës, ka lindur nje konfilkt për stacionet e plazhit edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula, njëherësh dhe anëtar i këshillit bashkiak Sarandë, është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar dhe i larguan çadrat dhe shezlonget. Ai tregon se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa tani me menyre kortuptive ia kanë kaluar pa asnjë kriter një punonjësi policie. Sula shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u prononcuar se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë një punonjësi policie. Ai vë në dukje se punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë sqarim.

Zjarr Tv Ad