Vrasja në ish-bllok/ Gjykata liron pronarin e lokalit Redi Popesku

0
106

Gjykata e Tiranës ka dhënë masë e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Redi Popeskun, pronarin e lokalit, i cili dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e së vërtetës për ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy mbetën të plagosur.

40-vjeçari mendohet se ka refuzuar kërkesat e prokurorëve për të dorëzuar një armë me leje, për të cilën është parë e domosdoshme kryerja e ekspertizës. Justifikimi i Popeskut ka qenë se armën kishte kohë që e kishte humbur.

Avokati i tij është shprehur: “Nuk mund të caktohet masë sigurie. Popesku nuk mund të lihet në arrest shtëpie. Klienti im nuk ka fshehur armë. Nuk thamë që nuk e dorëzon armën. kur policia bëri kontrollin, nuk gjeti armë, jo se nuk u dorëzua”

Gjatë shkëmbimit me armë zjarri mbrëmjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, janë nën “arrest me burg” edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Aktualisht janë ende në kërkim ushtaraku i beretave të kuqe, Marviol Billo, Fabiol Alushi si dhe Ervin Mata. Ky i fundit është i dashuri i këngëtares, Elvana Gjata.

Ndërkohë që veç dëshmive do të jetë ekspertiza shkencore që do të saktësojë se me sa armë u qëllua atë natë dhe kush ka qëlluar.

 

Zjarr Tv Ad