Ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me aktakuzën nga Thaçit dhe Veselit.Vuçiç është shprehur se ai dhe serbët duhet të vetëpërmbahen në lidhje me aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.Në një konferencë për media para ambasadës së Serbisë në Bruksel ai tha se këtë po e bën për të mbrojtur serbët që janë në Kosovë.“Për ne më së miri është të mbetemi të rezervuar. Ne e dimë çfarë krimesh janë bërë. Mirë është që edhe për ta të ketë drejtësi. Mirëpo me këtë përmbajtje ne mbrojmë serbët në Kosovë. Lehtë e kemi ne në Beograd, por vështirë ata në Shtërpcë dhe në vende tjera.”Ndërkohë, Vuçiç pret që së shpejti të rinisë dialogu Kosovë – Serbi, pas anulimit të takimit të Uashingtonit.“Së shpejti presim të vazhdojë dialogu, para tij është Samiti në Francë. Qëllimi është se si Serbia të përshpejtojë rrugën e saj evropiane dhe të marrë garancinë nga BE-ja se nëse plotëson kushtet, të marrë edhe dritën jeshile. Jam i bindur se me optimizëm po futemi në një fazë të re të marrëdhënieve me BE-në. Besoj se deri në fund të mandatit të ardhshëm të Qeverisë të mbyllim bisedimet për anëtarësim, që i bie se do të ishte reale që deri më 2026 të bëhemi shtet anëtar i BE-së.”




