Ylli Manjani: Edi Rama është MEGALOMAN që shet mend nëpër dynja, sundon një vend të vogël sepse nuk ka ushtri, o Zot po ta kishte dhe këtë…

0
1916

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, sa u përket ngjarjeve të shumta në numër që ndodhin në vendin tonë, është shumë aktiv duke reaguar me anë të rrjeteve sociale, ku në këtë rast ka reaguar në llogarinë  e tij në Facebook, lidhur me ardhjen e afganëve në Shqipëri, “Ai është thjesht MEGALOMAN!Me të vetën Ai po i tregon mbarë botës se ajo nuk po sillet mirë dhe se duhet të marrin shembull sjelljen e Tij!!!

Ai mendon se është më i mençmi i NATOS; më i zgjuari i Ballkanit (pavarësisht se s’po i hapet); më i madhi i të gjitha kohërave në OSBE dhe padyshim më i rëndësishmi në OKB. Ai është më amerikan se amerikanët, më Europian se Europianët. Ai është i krishterë, por që shkon mirë me mohamedanët”.

Postimi i plotë:

“Ai është thjesht MEGALOMAN!

Me të vetën Ai po i tregon mbarë botës se ajo nuk po sillet mirë dhe se duhet të marrin shembull sjelljen e Tij!!! Ai mendon se është më i mençmi i NATOS; më i zgjuari i Ballkanit (pavarësisht se s’po i hapet); më i madhi i të gjitha kohërave në OSBE dhe padyshim më i rëndësishmi në OKB. Ai është më amerikan se amerikanët, më Europian se Europianët. Ai është i krishterë, por që shkon mirë me mohamedanët.

Megaloman 24 karat. Ja disa episode të magalomanisë:

  1. Sa herë ka refugjatë ky del i pari vullnetar për ti strehuar. Sirianët, afrikanët dhe tani Afganët ky i strehon vullnetarisht. Me të veten ky i ka strehuar të gjithë. Nëse dikush google deklaratat e Tij në median e huaj, do dalë që Edi Rama strehon refugjatë, sigurisht duke i dhënë leksione perëndimit në çdo rast.

Tjetër punë se as refugjatët s’ja preferojnë vendin që Ai medemek qeveris.

  1. Trump është “turp i njerëzimit”, deklaroi Ai me pompozitet megalomani. Pastaj bëri cirk me lobistë që të shfaqej si mik i vjetër i Trump. Nuk i ishte krejt pa sukses si shfaqe ai cirk.
  2. Po kur desh të negocionte krizën E zgjedhjeve në Bjellorusi? Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahha
  3. Po në Ukrainë? E mbani mend që desh ti pajtonte me Rusët? Hahahahahahahahahahahahahaha.
  4. Po Macronin që e kishte shok dhe se i kishte dhuruar atlete adidas?
  5. Po kur shkoi në Serbi dhe foli si triumfator i kombit?! Hahahahahahahahahahahahahahahah
  6. Po që desh të pajtonte Grekët e Turqit vjet?! Hahahahahahahahahahahahahahaah
  7. Po minischengenin/ open ballkanin a kush e di sa herë do ja ndërrojnë emrin?!Hahahahahahhahahahahahhaah
  1. Po që i kishte dhënë mend NATOS, për Afganistanin Hahahahhahahahahahahahahahahahahahaha

Ky është thjesht një MEGALOMAN. Ngjarje si kjo e Afganistanit i ka thjesht ushqim për megalomaninë e tij. Një magoloman që, për fatin tonë të keq, ka kuptuar se mund ti bëjë ç’të dojë vendit të vet vetëm ai të shesë mend nëpër dynja se sa i zoti e i mirë që është! Nga ana tjetër, është një magaloman i kompleksuar sepse sundon një vend të vogël dhe nuk ka ushtri… o Zot po ta kishte këtë të fundit!!! Por thjesht sundon këtë vend që e shndërron kollaj në magazinë gjithfaresh. E sundon me megallomanira të tilla, që fatkeqsisht këtu ende ngjisin…”.

Zjarr Tv Ad