Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar, sa u përket ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur ne vendin tonë, ku shkruan; “ Nxirrini njerëzit nga burgu se rrinë kot aty!
Po të keni këllqe, Futni në burg ata që kanë bërë këtë ligj të MOS Prokurimit Publik”! Sipas Manjanit të tjerë bëjnë burg, kur të tjerë e meritojnë të jenë. Ata që kanë shprehet se po rrinë kot aty, ndaj nxirrini që aty.
Postimi:
“Nxirrini njerëzit nga burgu se rrinë kot aty!
Po të keni këllqe, Futni në burg ata që kanë bërë këtë ligj të MOS Prokurimit Publik!
Shiheni se si harxhohen paratë e buxhetit pa tender, pa garë. Të gjitha shkeljet e tenderave të sotëm tashmë janë legalizar…
Edhe kur behet ndonjë procedurë, kontratat janë afatgjata, njësoj si te koncensionet…
Aty ku kërkohet vlerësim konkret fjalitë në ligj fillojnë me “mund të…” Vlerësimi i fituesit është subjektiv…
Ndërkohë, sa për informacion, ata që bëjnë procedurën e vlerësimit të atyre pak firmave që marrin pjesë në ato pak gara, nuk janë përgjegjës as për hartimin e kërkesave të tenderit e as përgjegjës për lidhjen dhe zbatimin e kontratave. Nuk kanë qenë as me ligjin e vjetër…”.




