Yuri Kim fton qytetarët të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar: Skulptura e Apollonit, më e bukura që kam parë ndonjëherë

0
123

Ambasadorja amerikane Yuri Kim fton qytetarët që të viztojnë Muzeun Historik Kombëtar.

Diplomatja e SHBA ka postuar foton e një skulpture, kokën e Apollonit, për të cilin shkruan se është një nga gjërat më të bukura që ajo ka parë ndonjëherë.

“Pak shi sot në Tiranë – perfekte për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar @muzeukombetar.Kjo skulpturë e kokës së Apollonit është një nga gjërat më të bukura që kam parë ndonjëherë.

Shekulli 4 para Krishtit, zbuluar në 1928 në Butrint, i quajtur fillimisht “Dea di Butrinto” (“Hyjnesha e Butrintit”), e përcaktuar më vonë të ishte perëndia Apollo”, shkruan Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad