Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në takimin e djeshëm në Fier, tha se ka një dosje për të vetëm me shpifje.
Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se SHBA është serioze në çështjet e korrupsionit, në rastet kur liderët dhe zyrtarët e lartë janë të përfshirë.
“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim.




