Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, u është bashkuar urimeve për betimin e qeverisë së re “Rama 3”.
Me anë të një mesazhi në “Twitter”, Kim shkruan se SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë, për të forcuar demokracinë.
Mesazhi i Yuri Kim
Urime kryeministrit Edi Rama në nisjen zyrtare të mandatit të tretë historik. SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!




