Zbardhen mesazhet që çuan në pranga 3 kontrollorë/ Mbylle kullën, guxim kam, por jo deri këtu…

0
50

Zbardhen mesazhet që kontrollorët kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në whatsApp, dhe që janë marrë si provë nga ana e prokurorisë, për të çuar në arrestimin e tyre. Siç shihet dhe nga procesverbalet që janë nënshkruar pas marrjes në pyetje, asnjë prej 3 personave të arrestuar nuk e ka pranuar akuzën e shpërdorimit të detyrës, e cila u është ngritur zyrtarisht nga ana e Policisë.

Duke iu referuar dokumenteve të shpërndara në media, nga vetë organi i akuzës, thuhet se një prej të arrestuarve, Muhin Mezini, i cili mban dhe detyrën e mbikqyrësit të kontrollorëve, ka ndikuar të vartësit e tij, për mënyrën sesi ata duhet të plotësonin formularin e paaftësisë së përkohshme në punë.

Sipas akuzës Mezini ka bashkëpunuar me kontrolloren e arrestuar Flora Ndreca, për të bindur kolegët që ti ndjekin në vendimin e tyre.

“Mua dhe Lolën na pushuan se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të gjithë bashkë, e prekën fundit”, thuhet në një prej mesazheve.

Armando Fezga komunikon me Eldi Dervishin dy ditë më parë, më 6 prill rreth orës 11:34 ku i shkruan

“Noku ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë AÇ e kanë gati. Hë në fund do e nisin”. Në grupin e WhatsApp, një nga kontrollorët i quajtur Hajredini i shkruan Armandos “Po unë them duhet që të bëni dhe tokai jo vetëm atë”, ndërsa Klesti, një tjetër prej kontrollorëve shkruan; “Mbylle kullën“, Hajredini i përgjigjet: “Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.

 

Zjarr Tv Ad