Zëvendësoi deputetin e arrestuar, Majko caktohet edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm

0
25

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko pasi mori mandatin është caktuar edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe anëtar zëvendësues në Komisionin e Ligjeve.

Emri i Pandeli Majkos u votua në Kuvend me shumicën e votave.

Kujtojmë që Majko zëvendësoi Alqi Bllakon, i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve.

Po ashtu Kuvendi miratoi kalimin e deputetit Benet Beci nga anëtar zëvendësues në anëtar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Ndërsa Etilda Gjoni u caktua anëtarë në Komisionin e Jashtëm, duke zëvendësuar deputetin Benet Beci.

Zjarr Tv Ad