Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme zgjedhore, ku 6 bashki do të zgjedhin kryetarin e ri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me një postim në rrjetet sociale ka njoftuar se të gjithë bashkitë që janë në garë duhet të ë caktojnë vendet publike se ku do të afishojnë sloganet, afishet të kandidatëve të tyre deri më datën 10 shkurt.
“Jo më vonë se data 10 shkurt 2022. Kryetarët e bashkive në detyrë të përcaktojnë vendet publike në territorin e bashkisë përkatëse për afishimin e materialeve propagandistike nga subjeketet zgjedhore”thuhet në njoftimin e bërë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.





