Zgjedhjet e brendshme në PD/ Spaho zbardh lëvizjet

0
33

Deputeti i PD-së Etmond Spaho ka njoftuar se është takuar me kryetarët e grupseksioneve Maliq, Vashtemi, Libonik, Rrembec, Pirg dhe sekretarin e Degës së PD Maliq me të cilët ka analizuar punën dyjavore të bërë për zgjedhjet në këtë Degë.

“Në grupseksionin Pojan nga 9 seksione janë kryer zgjedhjet në 5 seksione.

Në grupseksionin Vreshtas nga 12 seksione janë kryer zgjedhjet në 6 seksione.

Në grupseksionin Pirg nga 12 seksione janë kryer zgjedhjet në 9 seksione.

Në grupseksionin Vashtemi nga 9 seksione janë kryer zgjedhjet në të 9 seksionet.

Në grupseksionin Libonik nga 8 seksione janë kryer zgjedhjet në 3 seksione.

Në grupseksionin Rrembec nga 6 seksione janë kryer zgjedhjet në 4 seksione.

Në grupseksionin Zvezde nga 6 seksione janë kryer zgjedhjet në 3 seksione.

Në grupseksionin Maliq qytet nga 7 seksione janë kryer zgjedhjet në të 7 seksionet”, njofton Spaho në rrjete sociale. Më tej ai shkruan se në ditët në vazhdim do punohet për seksionet e papërfunduara si dhe dy zonat e thella Lozhan dhe Moglicë.

Zjarr Tv Ad