Zgjedhjet për kreun e ri të PD, Baçi nga Fieri: Procesi do të shtyhet nëse do të ketë anëtarë që nuk kanë votuar deri në 18:00

0
30

Procesi i votimit për kreun e ri të PD, i nisur në orën 08:00 të mëngjesit në Fier vijon normalisht.

Sipas deputetit Luan Baçi, i cili po ndjek nga afër këtë proces, anëntarësia është duke votuar normalisht, ndërsa për të krijuar më tepër lehtësi për anëtarësinë, është shtuar numri i qendrave.

Baçi: Ka filluar procesi sipas orarit zyrtar të publikuar nga PDSH në të 6 degët. Në degën e Fierit janë 6 qendra votimi për të pasur sa më të lehtë që anëtarët e PD ta kenë sa më afër kutinë e votimit për të patur dhe pjesëmarrje më te madhe pasi në raste te tjera ka ndodhur që pjesëmarrja ka qenë e kufizuar për arsye të distancave të gjata të qendave të votimit.

Orari zyrtar është deri në oren 18:00 por në bazë të prurjes që mund të ketë, nëse ka anëtarë që duan të votojnë procesi mund të shtyhet. Më pas do të vijohet me numërimin e flëtëve të votimit në qendrat e votimit dhe rezultati del menjëherë në qendrat  e votimit.

Pas mbylljes së procesit të votimit do të bëhet edhe numërimi dhe cdo qendër do të shpall fituesin mes dy kandidaturave Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Zjarr Tv Ad