Zgjidhen kryetarë të degëve ish funksionarët e LSI-së/ Këlliçi përgjigjet ndaj akuzave: Disa të emëruar nga ish-kryetari po mbajnë peng faqen e PD në facebook

0
353

Reagimi i Plotë nga deputeti, Belind Këlliçi:

Një përgjigje e detyruar për bunkeromanët.

Disa të emëruar nga ish kryetari mbajnë të zaptuar prej muajsh faqen e Partisë Demokratike në Facebook, të cilën e përdorën për të goditur shumicën e demokratëve, duke i quajtur “mitingashë non grata” dhe “llum antiamerikan”.

Sot kanë nxjerrë një fletërrufe të radhës drejtuar një tjetër demokrati, Z. Santiliano Dule, kryetar i zgjedhur i Grupseksionit nr.1 Berat.

Qenkan mërzitur bunkeromanët se në PD ka zgjedhje dhe vendoset me votë. Preferojnë emërimet, se ashtu janë mësuar.

Sakaq Z. Santiliano Dule i uroj suksese!

Po ju tregoj kartën e tij të anëtarësisë në Partinë Demokratike, e nënshkruar nga deputeti Basha, asokohe kryetar.

Përpara për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

Zjarr Tv Ad