“Zhdukja” e Alqi Bllakos, reagojnë Kryemadhi dhe Tabaku: Fituat kohë duke thënë se po i kontrollohej shtëpia! Kush pengoi arrestimin e tij, duhet të përgjigjet para ligjit

0
52

Një pyetje kam për mediat që presin tani vonë arrestimin e deputetit të inceneratorëve: Kush i sponsorizoi sot gjatë ditës lajmet e rreme se arrestimi i Bllakos kishte ndodhur, se po kontrollohej shtëpia e tij, apo ishin të nevojshme që të fitohej kohë për arratisjen?

As udhëtimet në Maltë, Dubai, Singapor apo gjetkë nuk zgjidhin dot gjë tashmë për grupin e strukturuar të inceneratorëve. Bëni gjumin e qetë, se nuk keni parë gjë akoma”, shkruan Kryamdhi.

Ndërkohë, deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkon që të përgjigjen para ligjit të gjithë ata që penguan arrestimin e Alqi Bllakos që nga momenti i njoftimit të SPAK deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit për mandatin e tij.

“Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos nga momenti i njoftimit publik të SPAK, datë 29.03.2022, ora 11:30 deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit, datë 30.03.2022, ora 22:30, duke refuzuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Mandatet, për rrjedhojë dhënien e autorizimit për SPAK? Kushdo qoftë do të duhet të përgjigjet përpara ligjit”, shkruan Tabaku.

Zjarr Tv Ad