Sunday, March 29, 2026
Ballina Aktualitet Zjarr i madh në kodrat me ullinj në Kaninë të Vlorës, terreni...

Zjarr i madh në kodrat me ullinj në Kaninë të Vlorës, terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve! Nis ndërhyrja nga ajri

0
9

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e fshatit Kaninë në Vlorë këtë të enjte. Mësohet se flakët janë përhapur fillimisht në një sipërfaqe me ullinj.

Dy automjete të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes megjithatë terreni i vështirë ka pamundësuar ndërhyrjen e tyre.

Tani ka nisur ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia.

“Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinj.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad