“Zoti i faltë ata që s’dinë se çfarë bëjnë”, 5 ditë para se Kuvendi të “vulosë” shkarkimin e tij, Meta shkon në Manastirin e “Shën Joan Vladimirit”

0
128

Presidenti Ilir Meta, vetëm pesë ditë para se Kuvendi të “vulosë” shkarkimin e tij ka vizituar Manastirin e “Shën Joan Vladimirit” në Elbasan.

Gjatë një deklarate për mediat, Meta u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me shkarkimin e tij duke thënë se lutja e vetme që ka bërë është që “Zoti ti falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë po bëjnë.”

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë. Lutja është Zoti ti falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë të bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët.Besoj se është një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar këtij mesazhi bashkëjetese të gjithë besimeve të ndryshme edhe të popuyjve të ndryshëm edhe kjo besoj se është e qartë”, tha ai.

Kreu i shtetit shtoi se e gjithë vëmendja duhet të përqëndrohet te krimet zgjedhore që ndodhën para dhe pas 25 Prillit.

 “Nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë, kjo tema e shkarkimit është pas 25 prillit dhe aq më tepër kur është konfirmuar që presidenti ka dhënë para 25 prillit dhe u tregua qartë që Kuvendi i dy viteve të fundit ishte një vend pa opozitë dhe sot është 3 herë më antikushtetues. Nëse doni të merruni me një temë serioze merruni me krimet zgjedhore para 25 prillit dhe pas 25 prillit. Qytetarët duhet të jenë të sigurt në një vend demokratik”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad