Ende në derën e blinduar të PD, grupimi i “Dhjetorit” shpalos planin: Do të ulim bashkë Alibeajn me Grupin e Rithemelimit

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas dorëheqjes së kreut të PD Lulzim Basha, grupimi i “Dhjetorit ka shkuar në selinë blu ku ka folur para gazetarëve.

Duke e cilësuar si të vonuar largmin e Bashës, ky grupim tha se do të ndërmjetësojnë që të ketë një takim mes Enkelejd Alibeaj, të vendosur në krye të PD dhe Grupit të Rithemelimit, të kryesuar nga Sali Berisha.

Deklarata:

Ne jemi këtu sot dhe përmes mediave dua të uroj demokratët që po i rikthehen votes.

Akti u djeshëm u kryetarit i vonuar, mbeti me një pakicë absolute, me këtë rast dua të themi që ne jemi këtu, edhe pse zyrat janë të blinduara dhe kemi qenë këtu aty ku na është lejuar, do hymë në PD kur Alibeaj të ulet me Komisionin e Rithemelimit, do bëjmë c’ështe e mundur që të ulim Alibeajn me Grupin e Rithemelimit.

Kemi bërë rolin e negociatorit për të miren e Shqipërisë, kësaj radhe për PD, besojmë që do të bëjmë palët të tërhiqen nga dy hapa pas për të shkuar tek një bashkim i vërtetë.

Është një pranverë shprese se pas 30 vitesh PD po i kthehet votës, kishim një dyshe Rama-Basha mbajten njëri tjetrën në karrige, vota e lirë do mbaje këdo në pushtet, besoj që mesazhet që vijnë nga kjo ditë, janë për këdo, aty ky është shumica aty është demokracia.

Zjarr Tv Ad