Ende nuk po e besoj o Komandant/ Kryebashkiaku i Fierit fjalë të ndjera për Gramoz Ruçin: Deri sot, çdo hap në politikë e kam hedhur krah teje…

0
641
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gramoz Ruçi, njoftoi në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS, se në Shtator nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re dhe do të tërhiqet nga politika aktive. Një vendim që kapi në befasi të gjithë socialistët.

Një prej tyre që ende nuk e beson vendimin e Ruçit, sipas asaj që shkruan, është kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

“Ende nuk po e besoj vendimin tënd! Nga 2009-ta e deri më sot çdo hap në politikë e kam hedhur krahë teje 🤝në ditë të mira e të vështira, në beteja e sfida pafund, në opozitë e në pushtet.

Shkollë e madhe politike e njerëzore e ngulitur thellë brenda meje!

Shumë, sa shumë mund të flas për Ty Gramoz Ruçi, por prapë nuk do të mjaftonin… e fjalët s’mjaftojnë asnjëherë kur në mes është mirënjohja, admirimi, dashuria e respekti pakufi.  Jetë të gjatë e të lumtur familjarisht, o Komandant!  Mirënjohje pafund”, shkruan Subashi.

Zjarr Tv Ad