Eno Bozdo del me paralajmërimin e fortë dhe tregon kush është politikani i vetëm që mund ta bashkojë PD-në

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sekretari Organizativ i PD-së Eno Bozdo ka komentuar sot zhvillimet më të fundit brenda PD-së. Ai u shpreh se bashkimi mes demokratëve në struktura po ndodh.

I pyetur mbi kandidaturën e Berishës për kryetar të PD-së, Bozdo thekson se e djathta është në emergjencë për bashkim, dhe Berisha mund ta kryejë më së miri këtë mision për të paktën 1 vit.

Nuk mund të bëhen zgjedhje brenda PD-së së Bashës se s’ka më njerëz, nuk i lënë demokratët. Nëse Basha s’jep dorëheqjen ne do shkojmë si ‘Shtëpi e Lirisë’ në zgjedhje, ai as 2 për qind s’ka për të marrë.  Nëse Berisha hyn në garë probabiliteti është i lartë të fitojë ai, por s’përfundon këtu procesi. Sot jemi në çaste emergjente për bashkim. Më mirë se Berisha për të paktën për një vit nuk e bën askush. Nëse Berisha tërhiqet tani anëtarësia i thotë nuk mund të heqësh Lulin nr.1 dhe të vendosësh Lulin nr. 2. Merre përgjegjësinë për ta çuar partinë në një gjendje të mirë të galvanizuar”, tha ai.

Bozdo u shpreh se pas rezultateve të 6 marsit, edhe SHBA është duke riparë pozicionin e saj, pasi është e interesuar për demokraci funksionale. u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad