Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj përsëriti kërkesën për moskandidimin e Berishës për kreun e partisë më të madhe të opozitës.
Alibeaj tha më tej se Berisha nuk duhet të ishte as pjesë e mbledhjes së sotme, për shkak se ai është i përjashtuar me vendim të datës 9 Shtator.
Në këtë moment një prej gazetareve e pyeti Alibeajn se sa prej deputetëve e mbështesin qendrimin e tij, ndërkohë që pyetja u dëgjua edhe nga Luan Baçi, i cili po dilte në ato momente nga selia. Baçi ndërhyri duke thënë se Alibeajn e mbështet vetëm Gaz Bardhi, ndërhyrje kjo që u shoqërua dhe me të qeshura nga të pranishmit.
Debatet:
Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.
Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?
Luan Baçi: Vetëm Bardhi (Gazment Bardhi).
Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.
Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.
Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë.