Mungoi në mbledhjen e grupit ku ishte prezent Berisha, ‘sqarohet’ deputeti Çollaku

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Kreshnik Çollaku, ishte në mesin e 10 kolegëve që munguan në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, ku për herë të parë që nga Shtatori ishte prezent dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Çollaku, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se një PD e përçarë nuk mund të jetë një PD fituese, pavarësisht se vetë nuk e bën të qartë pozicionin e tij, nëse bashkimi do të duhet të bëhet me apo pa Sali Berishën.

Postimi i Çollakut:

Nje PD e ndare pavaresisht se cila pjese eshte me e madhe dhe me forte,nuk eshte nje PD fituese.

Qe PD te jete fituese duhet te jete e bashkuar ne paqe me shoqerine shqiptare dhe me miqte nderkombetare te shqiptareve.

Sot mjerisht PD ka te rrezikuar unitetin,ka te rrezikuar harmonine me shoqerine dhe miqesine me partneret nderkombetare.

Qe kjo gjendje te mos kthehet ne nje realitet duhet Dialog,Arsye dhe Vullnet i Mire nga te gjithe aktoret.

Nese perdorim Vullnetin e mire,Arsyen dhe Dialogun zgjidhje ka.

Nese kjo nuk ndodh kemi denuar PD me humbje.

Personalisht sa te kemi fuqi e mundesi do te luftoj per nje PD te bashkuar,ne harmoni me shoqerine dhe ne miqesi me partneret strategjike.

Zjarr Tv Ad